Protesta për vrasjen e Egli Progës, Lapaj: Ajo që i ndodhi, mund t’i ndodhë secilit prej nesh

Nga A2 CNN
19 Gusht 2024, 20:48 | Politikë

Protesta për vrasjen e Egli Progës, Lapaj: Ajo që i ndodhi, mund

Adriatik Lapaj, koordinatori i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka deklaruar në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë për vrasjen e Egli Progës se kjo ngjarje e rëndë “mund t’i ndodhë secilit” prej nesh.

Lapaj u shpreh se raste të tilla e kanë kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt, ku të gjithë duan të largohen.

“Nesër mund t’i ndodhë secilit prej nesh. Kjo e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pasigurt, ku secili do të ikë. Kjo duhet të ndryshojë me bashkim e reagim. Nga reagimi juaj, versioni i parë ku Eglin e pretenduan si një pijanec që vdiq rastësisht, ra poshtë. Prokurorja u tërhoq”, tha Lapaj.

“Është koha e drejtësisë dhe nuk duhet ta lëmë. Mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira, por nuk mund të falen të rriturit që kanë frikë nga drita”, shtoi Lapaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos