Protestat e studentëve shqiptarë, Nurellari: Qeveria maqedonase po provokon përplasje ndëretnike

Nga A2 CNN
7 Prill 2026, 22:00 | Politikë

Politologu Adri Nurellari tha se qeveria në Maqedoninë e Veriut po nxit përplasje ndëretnike, duke iu referuar zhvillimeve të fundit, me protestat e studentëve shqiptarë në vend. 

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nurellari theksoi se protestat nuk janë shkak, por pasojë e një situate të krijuar nga politika qeveritare.

Sipas Nurellarit, qeveria po përdor një strategji për të polarizuar shoqërinë dhe për të nxitur përplasje të brendshme etnike, për të hequr vëmendjen nga dështimi i integrimit në BE.

 “Ne jemi duke folur për të drejta që po u mohohen shqiptarëve, që u arritën. Jemi duke folur për një protestë që nuk është shkak, është pasojë e një përpjekje selektive, të qeverisë aktuale, për të larguar vëmendjen nga dështimi i procesit të integrimit europian, për të polarizuar dhe ndezur një përplasje etnike të brendshme, duke mos zbatuar në mënyrë selektive, në mënyrë teknike, ato obligime që kanë marrë, edhe ndaj shqiptarëve, edhe ndaj komunitetit ndërkombëtar, edhe në ndryshim të ligjeve të mëparshme, ku ka qenë vetë VMRO-DPMNE që i ka kaluar këto ligje, për shkak të largimit të vëmendjes nga dështimi që kanë”, tha ndër të tjera Nurellari.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos