Protestat qytetare për Zvërnecin, Hoxha: Nuk ka ende një projekt të miratuar

Nga A2 CNN
11 Qershor 2026, 20:10 | Politikë

Për investimin në Zvërnec dhe protestat qytetare foli dhe ministri jashtëm Ferit Hoxha. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e Bashkimit Europian, Hoxha përsëriti se nuk ka ende një projekt të miratuar, por do të ketë dhe se sipas tij do t’i vijë në ndihmë ekonomisë.

“Për këtë projekt specifik do të ketë një vlerësim tërësor të ndikimit në ndikimit në mjedis të projektit të ardhshëm. Nuk kemi një projekt të miratuar. Ka një punë që po bëhet për një projekt dhe unë besoj informacionin e qeverisë sime nga arkitektët më të mirë ndërkombëtarë, më mirënjohur në këtë fushë. Por projekti ende duhet bërë. Mbi bazën e këtij projekti do të zhvillohet një vlerësim i thelluar i ndikimit në mjedis në përputhje me legjislacionin e angazhimet tona. Ne do të vendosim ekuilibrin më të mirë të mundshëm e të duhur mbi zhvillimin dhe nevojën e mbrojtjes. Nuk po shpikim asgjë. Është projekt privat, në një zonë private, nga një zhvillues privat. Qeveria është për të siguruar që rregullat, zotimet ndërkombëtare, legjislacioni të zbatohen. Le të kemi durim të shohim çfarë do bëhet”.

Në fokus të konferencës së ministrit Hoxha me gazetarët e Bashkimit Evropian ishte procesi i integrimit, ku sipas ministrit protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 12 ditësh nuk e pengojnë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministri i Jashtëm tha se vendi po ecën me ritme të pashembullta dhe synon mbylljen e të gjithë kapitujve vitin e ardhshëm.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos