Protestuesit para bashkisë, Këlliçi: Organizim spontan, nuk ndalemi derisa Veliaj të vendoset para drejtësisë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 22:22 | Politikë

Protesta përballë kryeministrisë u zhvendos te Bashkia Tiranë. Belind Këlliçi është shprehur mbrëmjen e së enjtes për mikrofonin e A2 CNN se organizimi ishte spontan nga ana e qytetarëve. 

Këlliçi theksoi se aksioni i opozitës do të vijojë derisa kryebashkiaku Erion Veliaj të vendoset para drejtësisë.

“Ka qenë një organizim spontan. Tubimi është paqësor, por nuk do të ndalemi pa e larguar Veliajn. Ky sot nuk është më institucion, këtu janë zyrat qendrore të kompanisë 5D, kompanisë që vjedh qytetarët çdo ditë.”

Ndërkohë, gazetarët tanë në terren raportojnë se marshimi i protestuesve drejt bashkisë Tiranë, i gjeti disi të papërgatitur efektivët e policisë së shtetit, edhe pse informacionet që mund të ndiqej si skenar ishin.

Përgjatë perimetrit të bashkisë është vendosur një kordon i policisë, teksa nuk kanë munguar tensionet mes efektivëve dhe protestuesve. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos