PS shpëton Olta Xhaçkën, Bardhi: Nga sot Gjykata Kushtetuese e merr rrogën kot

Nga A2 CNN
11 Prill 2024, 19:15 | Politikë

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas vendimit të Kuvendit, i cili pas një seance dhe diskutimesh që zgjatën për disa orë, votoi kundër kërkesës së grupit parlamentar të PD për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi e cilësoi këtë vendim si një ditë të zezë për kushtetueshmërinë në vend që gjithashtu zhbën dhe reformën në drejtësi.

“ Nuk ka asnjë dallim mes një vendimi të Kushtetueses dhe një të gjykatës së Posaçme. Sot vranë kushtetutshmërinë dhe reformën në drejtësi. Një ditë e zezë për Shqipërinë, për parlamentin. Do marrim një vendim nëse do t’i drejtohemi më Kushtetuese. Nëse Kushtetuesja ka dhënë një vendim dhe atë e zbeh parlamenti atëherë kur vendimet e saj nuk zbatohen, anëtarët e saj e marrin rrogën kot. Kushtetuesja u asgjësua. Nëse Xhaçka nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese atëherë përse ta bëjë një qytetar i thjeshtë. ”, tha Bardhi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos