Pas një seance dhe diskutimesh që zgjatën për disa orë, Kuvendi votoi kundër kërkesës së grupit parlamentar të PD për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese legjitimitetin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
39 deputetë të opozitës votuan pro ndërsa 72 socialistë kundër.
Gjykata Kushtetuese, në shqyrtimin e mëparshëm të ankimit të grupit parlamentar të PD, ishte shprehur: “Gjykata vlerëson se në rastin konkret Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë, në mënyrë që aspektet e pretenduara si papajtueshmëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka t’i nënshtroheshin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”.
Opozita kërkonte ndërprerjen e mandati të Olta Xhaçkës me argumentin se bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorin strategjik për ndërtimin e një resorti në Dhërmi të Himarës, pronë kjo që është edhe arsyeja se përse kryetari në detyrë Jorgo Goro përfundoi prapa hekurave i akuzuar për shpërdorim detyre.
(A2 Televizion)