PS voton ndryshimet në qeveri mes tensioneve, PD bllokon foltoren

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 10:50 | Politikë

PS voton ndryshimet në qeveri mes tensioneve, PD bllokon foltoren

Partia Socialiste ka votuar sot në Kuvend ndryshimet në qeveri mes tensioneve, ku deputetët e Partisë Demokratike bllokuan për disa minuta foltoren, raporton A2CNN. 

Skenari për të prishur seancën është pa sens”, u tha kreu i Kuvendit Niko Peleshi deputetëve demokratë, që kishin bllokuar foltoren. 

Pas votimit në Kuvend, ministrat e rinj do të duhet të paraqiten edhe një herë në zyrën e Bajram Begajt përpara se sa të nisin zyrtarisht detyrën.

Betimi në Kushtetutë është hapi i fundit procedura që jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë. Vullneti i Edi Ramës për të ndryshuar kabinetin qeveritar nuk u vu në dyshim nga Bajram Begaj i cili 48 orë pasi takoi kryeministrin, dekretoi ndryshimet. 

VOTIMET 

85 vota pro shkarkohet Balluku si zv. kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën

83 vota pro dhe 2 kundër për shkarkimin e Spiropalit (edhe Spiropali votoi pro)

81 vota pro për shkarkimin e Pirro Vengut (edhe Pirro votoi pro)

83 vota pro për shkarkimin e Albana Koçiut

83 vota pro për shkarkimin e Besfort Lamallarit

82 vota pro për shkarkimin e Toni Gogut

Me 83 dhe 2 kundër Albana Koçiu votohet si zv. kryeministre

Me 83 dhe 4 kundër Ferit Hoxha votohet si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Me 83 dhe 4 kundër Besfort Lamallari votohet si ministër i Punëve të Jashtme

Me 83 dhe 6 kundër Ermal Nufi zgjidhet si ministër i Mbrojtjes

Me 83 dhe 5 kundër Toni Gogu votohet si ministër i Drejtësisë

Me 83 dhe 6 kundër Enea Karakaçi votohet si ministër i Energjitikës

Me 82 dhe 4 kundër Erjona Ismaili votohet si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos