"Pse nuk bën debat me Berishën?", ja si përgjigjet Rama

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 09:39 | Politikë

"Pse nuk bën debat me Berishën?", ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën e tij “Sy m’sy” në Facebook, shpjegoi se pse nuk bën debat me kundërshtarët politikë.

“Mezi po pres të filloj takimet se është e vetmja mënyrë për t’u çliruar dhe desintoksikuar nga helmet, që s’i marr që nga fushata e 2009, nuk shoh më televizor, dhe vetëm në raste të caktuara nëpërmjet Youtube që mi çojnë. Duhet detoks. Dhe i vetmi detoks është me njerëzit realë, në jetën reale. Me ata që në fund të ditës vendosin, që çyrykët i quajnë të blerë, të sëmurë, të shitur, administratë dhe ata këtë 11 Maj do të jenë më shumë se kurrë që do të votojnë mua dhe PS-në”, u shpreh Rama, shkruan A2.

“Me kë të bëj debat? Me “bufin e kënetës”? A je në vete? Aq më tepër që bufi është në rrëshqitje e sipër. Çfarë debati?”, shtoi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos