Pse nuk u rritën pensionet, PD kundër Ramës: E ka fajin korrupsioni, jo bizneset

Nga Ervin Koçi
24 Tetor 2024, 14:53 | Politikë

Partia Demokratike akuzoi qeverinë për paaftësi në menaxhimin e financave publike me qëllim rritjen e pagave dhe pensioneve, raporton A2 CNN. Duke marrë shkasë nga aktivitetet e Edi Ramës me përfaqësues të bizneseve, të cilët i bën fajtorë duke i akuzuar për shmangien e pagesave të sigurimeve shoqërore të punonjësve të tyre, PD nënvizon se nuk është faji i sipërmarrjeve pse nuk janë rritur pensionet, por i korrupsionit qeveritar.

“Edi Rama drejtoi gishtin nga bizneset duke i bërë ata fajtorë pse nuk rriten pensionet në Shqipëri, pse mungojnë kopshte dhe shkolla për fëmijët, e kështu me radhë. Mesa duket Rama i konsideron përfaqësuesit e biznesit si “dele”, dhe po aq të tillë pensionistët dhe shqiptarët. Shumica e vendeve të rajonit i kanë pensionet mesatare dyfishin e tonave. Këtë nuk e kanë arritur duke fajësuar biznesin, por duke ndërmarre reforma kundër evazionit fiskal dhe korrupsionit”, tha Eno Bozdo në një konferencë për mediat.

Si zgjidhje të kësaj situate demokratët shohin parlamentaret e 2025. “Ajo çfarë ndodhi në sallën e mbushur me biznese dhe qeveritarë, është një turp që nuk vërehet as në vendet e botës së tretë. [...] sepse është pjesë e një propagande të shpifur, të shpëlarjes së trurit, ku hajduti akuzon të vjedhurin se nuk ka më para në xhepa, para të cilat vetë kryehajduti është kujdesur t`i vjedhë të gjitha. Prandaj zgjedhjet e vitit që vjen janë kufiri që ndan mundësinë për një atdhe normal nga Shqipëria e boshatisur dhe e telendisur e Ramës, një territor ku fitojnë krimi dhe hajdutët e qeverisë.

Prej disa ditës qeveria ka vendosur në krye të agjendës së saj çështjen e pensioneve, duke u shfaqësuar në sytë e opinionit publik e duke kërkuar nga bizneset deklarimin e plotë të pagave të punonjësve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos