“Arrestimi i Metës, ndërhyrje direkte në zgjedhje”, Bumçi: Trump ka 120 akuza e prapë bën fushatë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 22:09 | Politikë

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi e cilësoi arrestimin e liderit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta si një ndërhyrje direkte në zgjedhje, pasi kjo forcë prej vitesh ka qenë e treta dhe për këtë arsye Edi Ramën e ka zënë frika në zgjedhjet e ardhshme.

Bumçi u shpreh se Meta për akuzat që janë ngritur ndaj tij duhet të hetohej në gjendje të lirë dhe bëri dhe një paralelizëm me ish presidentin Trump i cili është duke bërë fushatë edhe pse ndaj tij rëndojnë 120 akuza.

“Partia e Lirisë është forcë e tretë prej 20 vitesh, me distancë nga forcat e tjera të vogla. Kjo peshë elektorale është problem për regjimin dhe ti fillon e godet në të gjitha drejtimet. Kështu goditën dhe partinë e parë opozitare dhe nuk ia dolën dhe i burgosën liderin. Nëse akuzohesh për fshehje pasurie hetohesh në gjendje të lirë. Ne për 4 muaj hyjmë në fushatë. Trump ka 120 akuza dhe bën fushatë cep më cep. Po po i fusim të gjithë në burg dhe shkatërrojmë demokracinë. Hetojë në gjendje të lirë, ai nuk mund të ndikojë në letra”, tha Bumçi në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos