Pse po shkon sot te shtëpia e Berishës? Përgjigjet Meta

Nga A2 CNN
27 Prill 2024, 20:21 | Politikë

Pse po shkon sot te shtëpia e Berishës? Përgjigjet Meta

Pasi u zgjodh president i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zgjodhi të shkonte të ballkoni poshtë shtëpisë së Sali Berishës. Pyetur nga gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi, Meta ka zbuluar pse ka shkuar pikërisht sot të protesta e Berishës.

“Berisha është atje se po lufton për Lirinë e Shqiptarëve. Si kryetar nuk mund të shkoja, se ai është president i përgjithshëm i Republikws. Do shkoj sa herë të shkoj të jetë e nevojshme. Ai është president i përgjithshëm, këtë e kam thënë dhe kur kam qenë President, kështu që më duhet të bëhesha president që të shkoja të presidenti”, u shpreh Meta.

Pyetur për Lulzim Bashën, Meta u përgjigj ashpër.

“Llogaritë e Shqipërisë nuk mund t’i bëjë ai faqezi”, tha Meta.

Ndërkohë, ka zbuluar edhe pse Belind Këlliçi ka marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë. Ai ka sqaruar se i ftuar ka qenë Sali Berisha, po për shkak se ai është në arrest shtëpie, ka deleguar Këlliçin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos