“Puç kushtetues me anëtarët e GJK”, Këlliçi: U nis nga Bushka-Llagami, të gjithë do shkojnë në SPAK

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 15:13 | Politikë

Kushtetuta parashikon se vetëm dy mandate në Gjykatën Kushtetuese janë të pjesshëm dhe ato u takojnë gjyqtarëve Holta Zaçaj dhe Sandër Beci.

Por, Bushka dhe sekti që përfaqëson e kanë qëllimin diku tjetër. Pas tentativës për zhbërjen e procedurës për zëvendësimin e Elsa Toskës, qëndron objektivi për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares tjetër, Sonila Bejtja. Bushka dhe “klani Veliaj” apo “klani 5D” në Partinë Socialiste duan të copëtojnë mandatin e gjyqtares së dorëhequr, Toska, për të rrëmbyer edhe mandatin e gjyqtares Bejtja, e cila është emëruar për të qëndruar në detyrë deri në vitin 2028.

Për të rrëmbyer mandatin e gjyqtares Bejtja, në puçin kushtetues është përfshirë edhe presidenti Bajram Begaj. Ky i fundit, i nxitur nga Bushka me “klanin 5D”, i kërkoi pak kohë më parë Gjykatës Kushtetuese që të interpretonte afatin e gjyqtarëve, shkruan A2 CNN.

Partia Demokratike siguron pjesëtarët e këtij grupi që po kryen atentat ndaj Kushtetutës, nga Begaj e deri te Bushkat, se do të përfundojnë në SPAK për këto shkelje të rënda të ligjit Themeltar.

Partia Demokratike garanton gjithashtu se të njëjtin fat do të kenë edhe ata gjyqtarë kushtetues, të cilët, me vetëdije të plotë dhe në shkelje të Kushtetutës, do të pranojnë të bëhen pjesë e kësaj maskarade për t’i shërbyer kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion, Erion Veliaj dhe Bushkës e Bushkave të tjera të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos