“Pushtim i narkoshtetit”, Berisha: Rama ka marrë trafikantët e rajonit dhe i ka vërsulur në Jug

Nga A2 CNN
19 Janar 2025, 11:52 | Politikë

Ajo që ka ndodhur në këto 12 vite, nuk ka ndodhur as në pushtimet më të egra në Shqipëri. Kështu u shpreh nga Gjirokastra, Sali Berisha në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në qytetin e gurtë. Teksa akuzoi kryeministrin Rama për shpopullimin, Berisha theksoi se jugu i vendit është zbrazur më shumë se çdo territor tjetër i Shqipërisë

“Në 10 vite, 2014-2024 vetëm në hapësirën e BE-së janë larguar nga Shqipëria 1 milionë e 99 mijë qytetarë. Nëse shtojmë këtu ata që janë larguar për në SHBA, Britani, Australi, Kanada dhe mbarë botën, ju garantoj se janë mbi 45 përqind e shqiptarëve. Dhe në këta 45% e shqiptarëve të dashur miq, 70% janë të rinj. Kurrë ndonjëherë një komb edhe në luftërat më të egra, civile apo pushtuese, nuk kanë braktisur vendin, siç kanë braktisur shqiptarët gjatë këtij pushtimi të narkoshtetit. Në këtë zbrazje katastrofale, jugu i vendit është zbrazur më shumë se çdo territor tjetër i Shqipërisë”.

Sipas Berishës, Rama ka marrë trafikantët e të gjithë rajonit dhe i ka vërsulur në Jug, nga Vlora deri në Ksamil.

“Jugu u përqendrua në disa qytete në bregdet, ku gjysmën e tyre i kanë pushtuar trafikantët dhe mafiozët e Edi Ramës, që fillimisht thoshte na ka dalë një Gjon. Nuk dinte injoranti se ishte Gjon Boçari me pronat e tij, një nga shqiptarët më të shquar të Sulit dhe Çamërisë dhe ishin pronat e tij, dhe ai thoshte na ka dalë një Gjon, na ka ardhë nga mali dhe nuk kishte parë det kurrë dhe ka pushtuar 50 mijë hektarë tokë. Ato ishin pronat e Gjon Boçarit. Tani ai ka marrë trafikantët e të gjithë rajonit dhe i ka vërsulur në Jug. Absolutisht nga Vlora gjer në Ksamil”.

Ai akuzoi kryeministrin edhe për ato që sipas tij po bën me qytetin e gurtë dhe universitetin.,

“Por nëse shohim çfarë i bëri Gjirokastrës. Qendër që kur është themeluar, qytet i bukur, qytet dinjitoz, qytet me kulturë, që rezaton në të gjithë qenien e tij. E zbrazi, ja mori drejtoritë dhe ja degdisi në të 4 anët në mënyrë që në vend se, ti sillte, në vend që ti ngrinte nga lugu këtu poshtë në Qafë të Pazarit, të meremetonte ndërtesat ja hoqi fare Gjirokastrës, ja zhduku. Universitetin pothuajse po e shuan. Pedagogët që punojnë në Janinë apo diku tjetër, dhe marrin rrogën në universitet dhe nuk japin një ditë mësim. Të tjerë që nuk duken fare. Ky është sot tabloja reale e Gjirokastrës. Por si Gjirokastra në tërësi është Shqipëria”.

Në këto kushte Berisha u bëri thirrje shqiptarëve për të shpëtuar sipas tij vendin nga këto politika qeverisëse.

“U ndala në këtë moment për të theksuar se kjo kohë, e vërteta është një thirrje, një thirrje e kësaj toke, kombi, shoqërie për çdo shqiptar që ta shpëtojmë këtë vend. Në rast se, vazhdohet me këto politika, pas 4 vitesh mbi 1 milionë tjetër shqiptarësh, do të shkojnë tek ata që janë sot. Kush do të mbetet këtu? Prandaj është jetike vendimtare të mobilizohemi, angazhohemi”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos