"Qoka për Ramën"- Këlliçi ‘zbërthen’ vendimin e Apelit të GJKKO për Berishën: Ja iluzioni që donin të krijonin

Nga A2 CNN
4 Janar 2025, 21:11 | Politikë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj të cilit vendosi masën ‘detyrim paraqitje’, është tërësisht politik dhe një qokë për kryeministrin Edi Rama.

Komentet Këlliçi i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha se përmes këtij vendimi, Apeli i GJKKO-së kërkonte të krijonte iluzionin sikur Berisha ka ende probleme me ligjin e drejtësinë.

Ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë arsye që Berisha të paraqitet në SPAK, pasi hetimet janë mbyllur, shkruan A2 CNN.

“Ka dhënë një vendimmarrje të paprecedent. Faktet janë të dukshme, i sheh çdo qytetar shqiptar se çfarë ka ndodhur që nga momenti që Berisha ka dalë nga izolimi, rritja e tij politike, edhe… Në një vendim krejt politik, absurd, Gjykata e Apelit të Posaçëm vendos që Berisha të paraqitet dy hera para organit të hetimit.

Askusht nuk e di pse Berisha duhet të paraqitet në SPAK, pasi hetimet kanë përfunduar. Berisha nuk ka asnjë mundësi të vetme që të prishë provat dhe nuk është nga ata persona që arratiset. Vetëm një qokë ndaj regjimit, vetëm një vetëdemaskim me këtë vendim që mori sot Apeli i GJKKO, çoi në këtë vendimmarrje tërësisht politike për të krijuar iluzionin sikur Berisha ka probleme me ligjin”, tha Këlliçi, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos