“Rama ‘nudo për vota’”, Berisha: Ata që kryejnë akte të tilla janë përjashtuar nga gara zgjedhore

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 13:15 | Politikë

“Rama ‘nudo për vota’”, Berisha: Ata që

Për Sali Berishën, deklarata si ajo e kryeministrit Edi Rama dje në Kavajë, ku shkëmbeu batuta me të rinjtë në lidhje me foton e tij nudo që qarkulloi vite më parë në media, do të çonin një kandidat drejt përjashtimit nga gara zgjedhore dhe ndëshkim me ligj.

“Do të doja që çdo shqiptar ta vlerësonte vetë këtë, kurse në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kjo është absolutisht e dënueshme. Vërtetë mund të marrësh disa klikime të kuriozitetit, por kjo është rreptësisht e ndaluar në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Jo vetëm për faktin se ti kishe aty një audiencë fëmijësh, por ishe para kamerave. Sikur dhe në kuzhinën e tij, brenda katër mureve ta bënte këtë premtim, i  vetëm, para kamerave ai është përgjegjës për qindra mijëra fëmijë, të cilëve do të mbetet në mendje se çfarë është i aftë të bëjë ky njeri, në ç’shkallë mund të degradojë dhe degjenerojë fushatën për vota. Po e them këtu prap, në ligj kombëtar dhe ndërkombëtar ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar me ligj. Një propagandë e tillë është e tmerrshme, nuk mund të nxjerrësh në pazar ti, nuditetin, lakuriqësinë tënde, kurrë, sepse ka një kod etik moral, shoqëria njerëzore”, tha Berisha.

Berisha më tej u shpreh se është i frikshëm denigrimi i diskurit politik në këtë nivel nga ana e Ramës, ndërsa kërkoi nga prindërit dhe mësuesit shqiptar të vlerësojnë siç duhet një kryeministër që del me moton “nudo për vota”.

Do të preferoja që vlerësimin individual të ja lija çdo nëne shqiptare, se sa do donte ajo që kryeministri i vendit ti servirë fëmijës së saj, nuditetin e tij dhe ish-bashkëshortes.  Do të doja që çdo grua ti shtronte pyetje vetes, sa do donte ajo që burri i saj, ti servirte publikut lakuriqësinë e saj me të në plazh.  Do të doja që çdo mësuese, të pyeste veten, çfarë përbën kjo për nxënësit e saj, kur një kryeministër del me moton ‘nudo për vota’. Duke shfrytëzuar jashtë çdo lloj kodi etik dhe moral, detyrën”, nënvizoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos