Nga Gjirokastra kryeministri Edi Rama ka komentuar sondazhet e publikuara në media për zgjedhjet e 11 majit, teksa ironizoi sërish këshilltarin e fushatës së PD-së LaCivita. Sipas Ramës, PD ka paguar lekët e dynjasë për këshilltarin nga SHBA.
“Shikoja mbrëmë në Youtube, se ka pajtuar një TV atë që bënte sondazhet e Trump dhe isha kurioz se është një nga sondazhistët e famshëm të Amerikës, isha kurioz se ca ka anketuar për Shqipërinë. Këta kanë vajtur e paguar lekët e dynjasë për atë Latifin. E keni dëgjuar që thonë magjistarin, Latifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka? Çfarë të shikosh atje, kishte bërë anketimin, ne bëjmë anketime çdo muaj dhe e dimë se çfarë mendon populli dhe thoshte atë që dhe ne pak e shumë kemi. Gjysma e popullit shqiptar mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Këta, aty në kënetë, jepnin të tërat shpjegimet e mundshme, përveç njërit, që mos vallë këtu e kemi gabim ne dhe disa gjëra vërtet janë bërë. Njëri tha se kjo tregon se populli shqiptar është i sëmurë, pra populli i sëmurë se pse nuk mendon si këta. Dhe më pas më hidhen mua se gjysma e burrave janë çyrykë. Unë e them si metaforë, nuk është raport klinik. Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetën politikisht je autik. Nuk je mirë. Një çyryk fare tha Edi Rama i thotë shkoni në Google dhe shikoni fotot e mia në Google se i josh me trup. Mund të gjejnë çdo arsye që nuk bën sens, përveç njërës, more si erdhi kjo Shqipëri në derën e BE. Se mirë unë këtu i paskam blerë, trembur, populli qenka i sëmurë...”. (A2 Televizion)