Kryeministri Edi Rama në takimin në Gjirokastër ka ironizuar Partinë Demokratike dhe strategun e fushatës së tyre zgjedhore, Chris La Civita, për shërbimet e të cilit tha se kanë paguar “lekët e dynjasë”.
Shefi i qeverisë po ashtu komentoi një sondazh të publikuar mbrëmjen e djeshme nga një media në vend, rezultatet e të cilit sipas tij tregojnë atë të sondazheve të PS-së, me njerëzit që shprehen se vendi po shkon në drejtimin e duhur.
“Shikoja mbrëmë në Youtube, se ka pajtuar një TV atë që bënte sondazhet e Trump dhe isha kurioz se është një nga sondazhistët e famshëm të Amerikës, isha kurioz se ca ka anketuar për Shqipërinë. Këta kanë vajtur e paguar lekët e dynjasë për atë Latifin. E keni dëgjuar që thonë magjistarin, Latifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka? Çfarë të shikosh atje, kishte bërë anketimin, ne bëjmë anketime çdo muaj dhe e dimë se çfarë mendon populli dhe thoshte atë që dhe ne pak e shumë kemi. Gjysma e popullit shqiptar mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Këta, aty në kënetë, jepnin të tërat shpjegimet e mundshme, përveç njërit, që mos vallë këtu e kemi gabim ne dhe disa gjëra vërtet janë bërë. Njëri tha se kjo tregon se populli shqiptar është i sëmurë, pra populli i sëmurë se pse nuk mendon si këta. Dhe më pas më hidhen mua se gjysma e burrave janë çyryk. Unë e them si metaforë, nuk është raport klinik. Të zgjedhësh midis BE dhe kënetën politikisht je autik. Nuk je mirë. Një çyryk fare tha Edi Rama i thotë shkoni në Google dhe shikoni fotot e mia në Google se i josh me trup. Mund të gjejnë çdo arsye që nuk bën sens, përveç njërës, more si erdhi kjo Shqipëri në derën e BE. Se mirë unë këtu i paskam blerë, trembur, populli qenka i sëmurë, autokraci...”, tha Rama. (A2 Televizion)