Rama: Aksi Shëngjin-Velipojë fuqizon mbështetjen e ekonomisë së Lezhës dhe Shkodrës

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 11:41 | Politikë

Rama: Aksi Shëngjin-Velipojë fuqizon mbështetjen e ekonomisë

Kryeministri Edi Rama, në një takim në aksin Shëngjin-Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve, deklaroi se “përfundimi i kësaj rruge të re është moment lehtësimi sepse me këtë rrugë i zbulojmë shqiptarëve dhe turistëve një pjesëz të magjishme Shqipërie që deri dje ishte e paaksesueshme”.

“Fuqizojmë mbështetjen e ekonomisë vendore të Lezhës e Shkodrës me këtë rrugë. Unë jam shumë optimist për stokun e projekteve të reja të sipërmarrjes në Lezhë e Shkodër, por edhe të shumëkujt tjetër, sepse janë projekte të një gjenerate tjetër në të gjitha drejtimet. Kemi mbledhur një rrjet unikal arkitektësh, të cilët do të jenë pjesë e bienales së arkitekturës në Venecia”, tha Rama, shkruan A2.

“Synoni maksimumin e cilësisë. Ne do të jemi shumë mbështetës, por edhe shumë rigorozë për këto hapësira të reja. Kemi gabuar në zhvillimin e bregdetit tonë në të shkuarën, pa llogaritur edhe furitë e ndërtimeve absurde, të bëra në fillimet e tranzicionit. Por, duke përfituar nga eksperienca jonë, por edhe atyre që kemi tërhequr në vallen tonë të europianizimit të Shqipërisë. Kjo është një nga zonat më të bukura të Europës, meriton një zhvillim me standardet më të larta të Europës. Nevoja për të rritur kapacitetin e furnizimit me energji është shumë e madhe dhe projekti për nënstacionin e ri në Shëngjin është gati dhe do të nisë nga ndërtimi. Kemi edhe projektin e fuqizimit të rrjetit në alpe, që do të prekë të gjitha pikat. Kështu që, plani është që këto nënstacione të mbështesin nevojat për shumë vite, duke pasur parasysh edhe investimet e rej”, shtoi Rama.

“Kemi dhe projektin e lidhjes së zonës së Tales me bregdetin përmes rrugëve të brendshme. Kemi dhe bypass-in e Shëngjinit”, theksoi më tej kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos