“Opozita dështoi ta luftonte arrogancën e kryeministrit në 3 vite”, kështu u shpreh juristi Rezart Kthupi në studion e “Off the Record” në A2 CNN.
Sipas tij, Rama është shfaqje dhe jo thelb dhe për këtë arsye duhet luftuar me debat dhe jo me pikën e tij më të fortë.
Ai shtoi se dy momentet e vetme të dashurisë PS-PD në parlament ka qenë amnistia dhe Kodi Zgjedhor, por këto nuk kanë sjellë të mira për qytetarët.
“Kjo arrogancë e kryeministrit nuk erdhi pas këtyre zgjedhjeve. Kështu ishte dhe në vitet e mëparshme. Fakti që opozita dështoi në këto 3 vite ta luftonte arrogancën e kryeministrit. Kur ke përballë arrogancën o përballesh me arrogancë ose me debat. Rama është shfaqje por jo thelb. Kur ti nuk e mund dot të shfaqja shko te thelbi. Rama shfaqje është. Opozita ka 3 vjet që nuk e bën këtë. Kodi zgjedhor dhe amnistia ishin dy momente dashurie PS-PD. Sa herë kanë gjetur paqe nuk ka qenë në interes të qytetarëve. Ta tejkalojë Diellën opozita, ta çojë në Gjykatë Kushtetuese”, tha Kthupi. (A2 Televizion)