Sali Berisha ka thënë se PD-ja ka jo një, por shumë kandidatë të shkëlqyer për Bashkinë e Tiranës. Grigels Muçollari, teksa ishte i ftuar në emisionin “Off the record nga Andrea Danglli” në A2 CNN, u pyet nëse ai është një nga “kandidatët e shkëlqyer”, pasi emri i tij ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit.
“Unë se kam thënë dhe nuk e kam shprehur si ambiecie. Mendoj se për të marrë një vendim të tillë ka nevojë për vendime të forta të organeve të PD-së. Mendoj se ka nevojë për një tavolinë dhe një tryezë përtej PD-së. Ne kemi dy gjëra të rëndësishme, bashkimi i opozitës mund t’i vendosë një limit Edi Ramës. Para se të dalim te emri kemi nevojë për identikitin e kandidatit, të gëzojë integritet të lartë, të ketë bërë disa beteja politike, por mund të dilet edhe përtej klasikes me njerëz të arrirë profesionalisht.
Kandidat janë disa që përfliten dhe diskutohen, por nuk është kjo çështja. Ju ftoj të presim.
Nuk kam asnjë ambicie për kandidat aktualisht. Deri më tani nuk e kam këtë ambicie”, tha Grigels Muçollari në “Off the record nga Andrea Danglli”. (A2 Televizion)