Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Off the Record” mes anëtarit të Kryesisë të PD, Grigels Muçollari dhe gazetarit Ardit Rada.
Tensioni nisi teksa gazetari Rada ironizoi procesin e primareve në PD dhe shtoi se në këtë subjekt mungojnë emrat e mundshëm për të kandiduar përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet për kreun e bashkisë.
Muçollari u shpreh në “Off the Record” se ende nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje, teksa shtoi se opozitës po i kërkohet që të zbresë Mesinë në tokë.
Pjesë nga debati:
Muçollari: Gjithë këto kërkesa ndaj PD më revoltojnë. Pse i kërkon Mesinë Partisë Demokratike
Rada: Sepse keni bërë primare dhe jeni tallur me njerëzit. 4 fituesit e Primareve bënë dhe Humor
Muçollari: Nuk është e vërtetë. Ka pasur një pretendim për ripërsëritje. Nuk ka folur njeri për vjedhje njerëzish. Primaret nuk u bënë për t’u tallur me njerëzit.
Rada: Është i gabuar more njeri. Zgjedh njeriun që vjen përmes kulisave.
Muçollari: Nuk është e vërtetë. Alimehmeti kishte pak muaj në politikë. Doli i dyti në garë. Aplikimi për herë të parë i një modeli nuk mund të jetë 100% i suksesshëm. Nuk e kemi luksin që këtë herë ta nxjerrim nga primaret. Përse nuk paskemi kandidat.
Rada: Nuk ka morë Grigels, Adrian Kalaja, Jul Deda... Nuk ke kohë për të humbur me primaret.
Muçollari: Po mos thoni nuk ka. Unë thashë nuk është në ambiciet e mia për momentin. Nuk duhet të jemi përjashtues dhe ta kërkojmë zgjidhjen nga jashtë. Shpesh herë kanë qenë të pasuksesshme. Problemi është organizimi i zgjedhje dhe mospërfshirja e administratës. Ju na thoni pse nuk na sjellë Mesinë opozita. Pa përfshirë paranë e pistë, drejtorët e korruptuar...
Rada: Kemi hallin e opozitës që nuk ka as transparencë e as zgjedhje.
Muçollari: Pse ty do ta them unë. Akoma nuk e dimë nëse do të ketë zgjedhje. (A2 Televizion)