“Këto janë zgjedhje tranzicioni dhe është një mandat i paplotë. Si rregull është një lloj situate që e vë opozitën në pozitë të vështirë. Është shumë e vështirë të konkurrosh një mazhorancë të tillë në këtë situatë, aq më tepër kur retorika në këto 6 muaj ka qenë: këta vjedhin gjithmonë votat. Kështu që në rastet e tilla ka dy alternativa. Nëse ti synon me të vërtetë për të fituar, atëherë duhet të jetë me çdo kusht një kandidat jashtë partive politike dhe një figurë politike që pranohet dhe ka një lloj pranueshmërie të gjëra publike”.
Kështu u shpreh politologu Afrim Krasniqi, në emisionin “Off the record nga Andrea Danglli” në A2 CNN, teksa foli për kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës.
Ai shtoi më tek duke thënë: “Opozita ka diskutuar vite më parë emra të tillë, por është shumë e vështirë të bindësh një individ për të hyrë me këto kredenciale në një garë që teknikisht e ka të humbur para se me fillu. Nëse kërkon pastaj për të shuar problematikat brenda llojit dhe për të ruajtur maksimalen e anëtarëve të partisë, fut secilin nga anëtarët e partisë dhe do të marrë vetëm votat e partisë ose të aleatëve. Nuk mendoj se zgjidhja vjen nga një tryezë, por nga nevoja e opozitës për të dalë jashtë vetes. Opozita e detyruar të dalë jashtë vetes dhe ka interes politik.
Në Tiranë janë edhe 100 mijë votues që nuk e kanë votuar Partinë Demokratike dhe koalicionin e PD-së dhe që nuk janë votues të PS-së. Kjo kategori meriton respekt dhe ofertë”, tha Krasniqi. (A2 Televizion)