Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës përjetë për mbështetjen e rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Nga A2 CNN
13 Maj 2025, 22:05 | Politikë

Rama falenderon homologun spanjoll: Mirënjohës përjetë

Kryeministri Edi Rama falenderoi homologun e tij spanjoll, i cili e uroi për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit.

“Falemnderit me gjithë zemër, vëllai im. Privilegj të udhëheq Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën kohë me udhëheqjen tënde mbresëlënëse në krye të Partisë Socialiste në Spanjë dhe të Ndërkombëtares Socialiste, duke pasur gjithashtu edhe mbështetjen tënde të guximshme në rrugëtimin e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Europian! Mirënjohës përjetë!”, shkruan Rama në X.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos