Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është pyetur nga gazetari Andrea Danglli në emisionin “Off the Record” në A2CNN se çfarë reformash do të ndërmerrte nëse do të ishte ai në krye të Ministrisë së Brendshme, nëse kryeministri Rama për një moment do t’ia ofronte këtë post.
Balliu tha se kryeministri ka ofruar shpesh poste, por e ka marrë përgjigjen. Ndonëse nuk sqaroi nëse ai vet ka marrë një ftesë për t'iu bashkuar kabinetit, Balliu shtoi se Rama shpesh i bën ofertat përmes miqve dhe biznesmenëve.
Pyetje-përgjigje
Andrea Danglli: Ju nëse do ishit ministër i Brendshëm...Nëse “çmendet” z.Rama politikisht, edhe thotë do marr z.Balliu ministër të Brendshëm, cilat janë reformat që do ndërmerrnit?
Klevis Balliu: Rama për atë pjesë, është “çmendur” disa herë për të ofruar poste, nuk kam punë me Ramën, sepse problem është ai. Ai është “çmendur” disa herë me oferta për poste dhe ka marrë atë përgjigje që ka marrë.
Andrea Danglli: Ju ka bërë edhe juve?
Klevis Balliu: S’ka lënë njeri ai pa u bërë oferta, nëpërmjet miqve të vet edhe biznesmenëve të vet. (A2 Televizion)