Rama i prerë me opozitën: S’ka Komisione Hetimore, pa votuar ligjin! Halli i madh është Berisha

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2023, 18:30 | Politikë

Rama i prerë me opozitën: S’ka Komisione Hetimore, pa votuar

Mes kaosit dhe qëndrimit të opozitës se nuk do të ketë një seancë plenare pa u miratuar Komisionet Hetimore, kryeministri Edi Rama ua ka bërë të qartë që as ai nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij. Duhet votuar ligji për Komisionet Hetimore dhe më pas do të votojë për ngritjen e tyre, cila do qoftë objekti i hetimit.

Në fjalën e tij nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste, numri një i qeverisë tha se nuk është aspak i shqetësuar nga aksioni opozitar, pasi është i bindur se kjo bëhet vetëm për të mbrojtur Sali Berishën, ndonëse nuk e përmendi në asnjë moment me emër. Ai e etiketoi si “njeriu që mendonte se ishte i paprekshëm, por që sot po përballet me drejtësinë”.

“E kemi thënë që nuk do ngremë Komisione hetimore pa adresuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese pa u zbatuar dhe nuk ka pasur flakë, kjo flakë nuk koincidon me komisionet hetimore, por me tjetër gjë, që e dinë të gjithë se çfarë është, dhe nuk ka njeri që nuk e di, është për shkak të një individi që shumë kush e shihte si të paprekshëm dhe tani është përpara drejtësisë dhe s’mund të jetë e drejtë Kushtetuese që të ngresh një komision hetimor, se përndryshe nuk do kishte komisiome të nxjerra anti kushtetueses nga Gjykata, ti mund ta ngreshë komisionin, por mënyra se si bëhet është e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, baza e ligjit tonë është ligji gjerman dhe ne do i referohemi dhe për disa pika të tjera që s’janë marrë në konsideratë, ta votojmë dhe pastaj të ngremë komision hetimor, por jo Komision hetimor se kemi dëgjuar ne se kryeministri ka shpenzuar 20 mln euro për udhëtime, bëj një kërkesë zyrtare dhe e merr përgjigjen. E kanë bërë kërkesën këta dhe kanë marrë përgjigje por nuk u pëlqen dhe kështu janë të gjitha”, u shpreh Rama.

Ai thotë se Berisha ka pasur hallin e drejtësisë që në 2017. Kjo sipas tij, e shpjegon edhe vendimin e opozitës për të ngritur çadrën përpara Kryeministrisë, aso kohe nga Lulzim Basha. E atëherë, edhe tani, thotë Rama, “halli ka qenë Sali Berisha.

“Persona për të përdorur parlamentin dhe për të bërë vetëm përbaltje dhe kjo dihet se përse bëhet dhe se nga vjen dhe është vazhdimi i një konfuzioni total që ka nisur në 2023 dhe ka vazhduar duke u intensifikuar në 205, 2017, 2021, 2023, i vetmi ndryshim është halli me drejtësinë i materializuar. Dhe në 2017 nuk hynë në çadër për zgjedhjet, por për vettingun”, përfundoi Rama.

Nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar se do të vijojë aksionin e saj, duke mos e përjashtuar si mundësi grevën e urisë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos