Rama ironizon protestën e thirrur nga Berisha për TikTok: Simptomë lajthitjeje

Nga A2 CNN
10 Mars 2025, 16:36 | Politikë

Rama ironizon protestën e thirrur nga Berisha për TikTok:

Kryeministri Rama e cilësoi një simptomë lajthitjeje thirrjen e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha drejtuar nxënësve të shkollave dhe prindërve të tyre që të dalin në një protestë më 15 mars për mbylljen e rrjetit social TikTok.

Kreu i qeverisë sqaron përmes një videoje se vendimi për mbylljen e TikTok nuk është akt censure dhe shton se ky rrjet social do të qëndrojë i mbyllur deri sa kompania të prezantojë planin e detajuar të masave shtesë të sigurisë që ka premtuar gjatë dialogut me autoritetet.

“Bufi iu bën thirrje fëmijëve të mos shkojnë në shkollë për TikTok. Kjo është këneta dhe filozofia e saj deri sa të ketë bufin. 95% e prindërve dhe mësuesve na thanë mbyllni TikTok një orë e më parë. Ne u futëm në një dialog me kompaninë dhe presim planin e saj për masat e shtuara të sigurisë. Arsyeja se përse vendimi i mor para një jave ka të bëjë me kapacitetet teknike. Kjo nuk ka të bëjë me lirinë e fjalës dhe uroj që mbyllja të jetë e përkohshme deri sa kompania të na japë një plan bindës. Apeli i bufit që fëmijët të mos shkojnë në shkollë duhet marrë seriozisht si një simptomë lajthitjeje të rrezikshme çka të bën të qeshësh të shohësh këto karavidhe”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos