
Tetë ditë nga nisja e protestës pa ndalim para kryeministrisë Lëvizja Shqipëria Bëhet ka njoftuar një protestë masive në bulevardin dëshmorët e Kombit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i kësaj lëvizjeje Adriatik Lapaj, ka njoftuar se protesta do të zhvillohet më 20 dhjetor.
Me sloganin “Edi Rama jep dorëheqjen! Koha jote ka mbaruar”, Lapaj fton qytetarët në protestë masive.
Kujtojmë se prej datës 8 dhjetor Adriatik Lapaj po proteston para kryeministrisë, ku këkron dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Ndërkaq edhe Sali Berisha para disa ditësh njoftoi mbajtjen e një proteste masive dy ditë më pas më 22 dhjetor. (A2 Televizion)