Gazetari Poli Hoxha bëri në “Off the Record” një analizë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit dhe pretendimit të opozitës për vjedhjen dhe grabitjen e tyre.
Hoxha ishte kritik dhe me opozitën, e cila sipas tij duhet ta pengonte mazhorancën që me ndryshimet kushtetuese dhe kodin zgjedhor dhe jo pas shpalljes së rezultatit.
Ai përmendi dhe rastin e patronazhistëve, për të cilët mendon se duhet të shpallen të jashtëligjshëm.
“Patronazhistët duhet të shpallen të jashtëligjshëm. Duhet të shpallen me ligj. Ne kemi një demokraci jo të zakonshme. Ligji i dekriminalizimit nuk është normal. SPAK nuk është normal. Shkel shumë të drejta. Nuk është patronazhim militantësh. Nëse vendos doganierin, tatimorin, në fakt ke vendosur patronazhist shtetin, policin. Nuk mund të jesh patronazhist me funksione. Jam dakord që ka bërë masakër. Por them që atë e ka bërë se mundet se lejohet”, tha Hoxha. (A2 Televizion)