Rama: Kosova të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë për hir të bashkimit tonë kombëtar me kryeqytet Brukselin

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 12:44 | Politikë

Rama: Kosova të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, pati një këshillë për Kosovën në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Në këtë fazë kaq vendimtare, Kosova duhet të ngrijë, ose të ftofi, siç thoni ju, “pa afat” dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhieneve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut bilateral me BE-në, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE-në. Kosova të përmbushë unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve e fëmijëve të vet e për hir të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve europiane me kryeqytet Brukselin”, u shpreh Edi Rama, shkruan A2.

“Nuk ka asnjë arsye që BE-ja të përpiqet të bindë Kosovën për qënien organikisht të lidhur me SHBA-në e BE-në. Nuk ka arsye që Kosova të presë çfarë do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE-së e NATO-s. Kosova duhet ta lërë në bisht Serbinë”, shtoi kryeministri i Shqipërisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos