Rrëzimi i padisë nga Kushtetuesja, Berisha: Grusht shteti nga veglat pa moral të Ramës

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2023, 19:32 | Politikë



Teksa bëri një ripërmbledhje të të gjithë procedurave të ndjekura kundër tij, për hetimin e nisur nga SPAK e deri tek kërkimi i masës së arrestit, Sali Berisha u ndal gjatë te rrëzimi i padisë së deputetëve të Partisë Demokratike nga Gjykata Kushtetuese.

Anëtarët e trupës nuk i kurseu. Duke iu referuar dhe pranimit të padisë për marrëveshjen për emigrantët, kreu i Rithemelimit hoqi paralele me vendimin e kësaj gjykate për mosnjohjen e 1/5 së deputetëve si autoritet që mund të ngrenë padi.  SINK

“Aktin më të rëndë në historinë e këtij vendi e ka kryer Gjykata Kushtetuese. Janë treguar njerëz me zero moral ligjor. Shikoni tani se si pështyn në surratin e vet gjykata. Ata njerëz janë të zhveshur nga çdo integritet moral”, u shpreh ish-kryeministri

Me këtë arsyetim, thotë se nuk ka si ta pranojë vendimet e gjykatës së posaçme, pasi i quan si pjesë të grushtit të shtetit, që sipas tij po bën Edi Rama.

“Akti i tyre është më i rëndë në historinë e gjyqësorit shqiptar dhe në historinë e jurisprudencës”, shtoi Berisha.

A mundet Sali Berisha të pranojë një akt të tillë, që është shprehje direkte e një puçi, grushti shteti brenda shtetit nga Edi Rama dhe veglat e tij?

“Nuk diskutohet jo që unë të tërhiqem, përkundrazi, do përkushtohem me të gjithë potencialin tim dhe eksperiencën time për fitoren e opozitës”.

Berisha shtoi se çështja kundër tij nuk do ndikojë negativisht tek opozita, por tha se kjo e bën më të fortë.

“Dy gjëra tregon historia, se me burgje dhe atentate, opozitat nuk mposhtet kurrë. Jo!”, përfundoi Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos