Rama mbledh drejtuesit politik, kërkon angazhim maksimal për votën e Diasporës

Nga Fjorela Beleshi
24 Shkurt 2025, 10:14 | Politikë

Rama mbledh drejtuesit politik, kërkon angazhim maksimal për

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politik për të raportuar dhe diskutuar mbi procesin e votës së diasporës.

Shefi i mazhorancës u ka kërkuar atyre që të angazhohen maksimalisht në këto 9 ditë të fundit për të regjistruar emigrantët sidomos në bashkitë ku objektivat nuk janë plotësuar.

Procesi i regjistrimit të emigrantëve përfundon më 4 mars. Deri më tani në faqen e KQZ janë bërë mbi 190 mijë kërkesa për regjistrim dhe janë pranuar më shumë se 150 mijë prej tyre.

Shumica e zgjedhësve të regjistruar janë nga Tirana, duke vijuar më pas me Fierin, Durrësin, Elbasanin, Korçën, Vlorën, Beratin dhe Shkodrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos