"Rama mjeshtër", Sula: Ja pse ju ul në gjunjë Melonit, si kërkon të arrijë te Trump

Nga A2 CNN
17 Maj 2025, 22:22 | Politikë

Deputeti demokrat, Dashnor Sula në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, zbuloi sipas tij pse kryeministri Edi Rama iu ul në gjunjë kryeministres italiane Giorgia Meloni, në hyrje të samitit të Komunitetit Europian, në Tiranë.

Sipas tij, Rama është mjeshtër i makijazhit për ndërkombëtarët dhe e di se një marrëdhënie e shëndoshë me Melonin do t’i vlejë, pasi liderja e Romës është partnerja më e besuar e Donald Trump në Europë.

I kam qejf gjërat ti them drejtë dhe në politikë, mundohem të mos i rrej njerëzit. O bjeri gjësë në ballë, siç thotë populli bjeri në ballë ta rrëzosh kundërshtarin. Jo të matesh e të ,mos i gjuash kundërshtarit. Edhe ne këtë bëjmë, matemi sikur do t’i biem Ramës dhe në fund bashkohemi me Ramën aty, shkojmë i japim votën. Edi Rama është mjeshtri i makijazhit që i bën ndërkombëtarëve, në gjithçka. E pe ti çfarë bëri dje aty. E mendon ti Sali Berishën apo mua ti ulemi në gjunjë Giorgia Melonit. E di ai. Çfarë është Giorgia Meloni? E djathtë. Si i ka rrënjët, te partitë e djathta. I duhet! Si i duhet Meloni? Njeriu më i afërt në Europë i Donald Trump. Tak i ulet atje. Pra e di se çfarë bën. Ndërsa ky i joni thotë, organizatë kriminale, SPAK-u. Kriminal Sekretari i Shtetit në Amerikë. Kriminal aty, kriminal këtu. Ore nuk bëhet politika kështu. Nuk je më pas 35 vjetësh të vazhdosh me të njëjtën qasje si në ’90”, tha Sula në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos