“Rama nuk ia hedh këtë herë”, deputeti: Në shesh nuk ka PD-në, por qytetarët

Nga A2 CNN
25 Korrik 2026, 21:21 | Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u shpreh se kryeministri Edi Rama mendon se do e kalojë edhe këtë situatë, duke harruar, sipas tij, se në shesh nuk ka elektoratin e PD-së, por qytetarët.

“Fjalimi i tij ishte një “déjà vu”, që e ka mbajtur shpesh kur qeveria është në situatë të sikletshme. Rama harron që pika e parë e kërkesave të protestuesve është dorëheqja e kryeministrit. Nuk ia vlen të analizohet fjalimi i Ramës. Ishte i pritshëm, duke shkarkuar fajin nga vetja”, tha fillimisht Baçi në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe.

Sipas tij, “Rama mendon se do ta kalojë edhe këtë herë, harron që këtë herë në shesh janë qytetarët dhe rinia”.

“Nuk është më PD-ja me elektoratin e vet në shesh, por ka qytetarë që e ka pranuar edhe vetë që janë votues të tij. Sigurisht që aty ka demokratë me shumicë, ka nga të gjitha shtresat shoqërore”, shtoi deputeti demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos