Dëmtimi i kushton Nelson Hysës, shqiptari humbet titullin kampion bote në stadiumin plot me tifozë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2026, 10:37 | Sport

Dëmtimi i kushton Nelson Hysës, shqiptari humbet titullin kampion bote

Boksieri shqiptar Nelson Hysa është mposhtur në duelin për titullin kampion bote në peshën e rëndë, në kategorinë WBC. Gjermani Agit Kabayel triumfoi me KO teknik në përballjen e zhvilluar në Dyseldorf të Gjermanisë, ku në shkallët e stadiumit kishte një prani të madhe të tifozëve shqiptarë.

Hysa u detyrua të ndërpriste duelin për shkak të një dëmtimi në krahun e djathtë, që e bëri të pamundur vijimin e ndeshjes. Pas dëmtimit të pësuar në mesin e ringut, stafi i boksierit shqiptar hodhi peshqirin, duke i dhënë fund përballjes në raundin e dytë.

Kjo është humbja e parë në karrierën e 42-vjeçarit shqiptar, i cili deri më tani nuk ishte mposhtur në ring. Ndërkohë, Kabayel vazhdon të ruajë rekordin e pamposhtur, duke regjistruar 28 fitore dhe asnjë humbje.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos