Rama: Pensionistët do të kenë edhe bonusin e pranverës

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2024, 10:35 | Politikë

Rama: Pensionistët do të kenë edhe bonusin e pranverës

Në seancën plenare, kryeministri Edi Rama njoftoi se përveç rritjes së bonusit të fundvitit për pensionistët (15 000 lekë për ata që marrin deri në 20 000 lekë pension dhe 10 000 lekë për ata që marrin mbi 20 000 lekë pension), do të ketë edhe një bonus pranvere për këtë kategori.

“Çdo fillim pranvere do të jepet një tjetër bonus për pensionistët, duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përftuar nga rritja e ekonomisë dhe të ardhurave të shtetit në vitin paraardhës. Vetëm me këto dy bonuse plus indeksimin automatik të pensioneve, pensionistët tanë do të mund ta prekin menjëherë rritjen shembullore të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit europian brenda kësaj dekade”, tha Rama, shkruan A2 CNN.

Kryeministri shtoi se do të ketë vitin e ardhshëm edhe “një plan të ri pensionesh në funksion të rritjes ekonomike, i cili do të sjellë të ardhura të tjera për pensionistët, duke garantuar njëkohësisht edhe qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit të pensioneve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos