Rritet bonusi i fundvitit për pensionistët, Rama zbulon shifrat

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2024, 10:24 | Politikë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar rritjen e bonusit të fundvitit për pensionistët.

“Në ditët në vijim, qeveria do të çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e tyre të fundvitit. Të gjithë ata që kanë një pension deri në 20 000 lekë, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm. Bonusi i tyre do të jetë 15 000 lekë. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 000 lekë, do të marrin dyfishin e bonusit që merrnin. Pra, do të marrin 10 000 lekë bonus”, tha Rama, shkruan A2 CNN.

“Ky dallim nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre që kanë pension më të lartë, por për t’i dhënë më shumë atyre që e kanë më të ulët”, shtoi kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos