“Rama po ngre barrierë për vete”,  Sefa: Ndihet i kërcënuar, po i bën presion Kushtetueses

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2025, 21:25 | Politikë

“Rama po ngre barrierë për vete”,  Sefa: Ndihet i

Avokati Indrit Sefa bëri një analizë të situatës së krijuar pas ankimimit që ka bërë kryeministri Rama në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të GJKKO për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Teksa e cilësoi veprimin e Rama si brenda kompetencave të tij, Sefa tha në Off the Record, se kryeministri po e bën këtë gjë për të krijuar dhe një opinion sesi të reagojë për të mbrojtur dhe veten e tij në rastin më të keq.

“Mendoj  se Balluku për dinjitetin e saj, në momentin që i është ndër vënë SPAK, është rënduar më shumë. Praktika që tenton të instalojë Rama, që kërkon të dijë a ka ndërhyrje nga Kushtetuesja, kërkon të ngrejë një barrierë për veten e tij. Ndihet i kërcënuar. Nuk e ka menduar që të vijë një Strukturë e Posaçme dhe të marrë të pandehur ministren e tij më të fuqishme. Në këtë rast kemi një ministër në detyrë, që është pezulluar, merr dhe drejtorin e OSHEE dhe KESH dhe i thotë zotëri do japësh deklarim ti, çfarë deklarimi do bësh. I shkarkon, kush e pengon, duke qenë në detyrë. Shantazhon dëshmitarët, bën të vështirë marrjen e provave. Fakti që duan të përballen si ministër me gjyqtarin, është më e rëndë. Në këtë rast e ke pranuar fajësinë, sepse nuk do të përballesh si qytetarët e tij”, tha Sefa në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos