Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamje nga kantieri i Portit të Ri Turistik të Durrësit, të cilin e ka vizituar edhe vetë.
Përmes një shkrimi krahas pamjeve të publikuara, Rama shkruan se në këtë kantier po merr formë një plazh i ri, aty ku sipas tij, kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite.
Ai shton gjithashtu se kjo bëhet me qëllim për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, që sipas kryeministrit, do të jetë ndër më të bukurit në Mesdhe, shkruan A2 CNN.
“Në kantierin e Portit të Ri Turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik për të gjithë, ndër më të bukurit në Mesdhe”, ka shkruar Rama krahas videos së publikuar në Facebook. (A2 Televizion)