Rama (ri)vesh “kostumin” e kryebashkiakut

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2025, 13:19 | Politikë

Zemra e Sheshit Nënë Tereza do të ndryshojë përsëri dhe projektin e rijetëzimit të saj e prezantoi kryeministri Rama, i cili sot kishte veshur edhe kostumin e kryebashkiakut, shkruan A2 CNN. "Ditët më të mira janë para," tha ai, duke cituar një leksion që ia ka mësuar vetë Erion Veliaj, teksa prezantoi projektet e mëdha të kryeqytetit me kulla, parkingje dhe një pallat kongresesh të transformuar.

“Tirana tanimë është bërë vendi ku po ndodh diçka në qetësi, pa bujë, pa reklamë, që shumëkush në botën e vogël por me impakt të madh të arkitekturës bashkëkohore, e konsideron të ngjashme me eksperiencën unikale të Nju-Rokut të viteve 1930, sepse një rrjet i gjerë arkitektësh me famë botërore, ndër të cilët 7-8 janë laureat të Çmimit Pritzker, që është Nobeli i arkitekturës dhe pastaj plot të tjerë, janë të angazhuar me projekte”, tha Rama.

“Në qershor kemi planifikuar të bëjmë edicionin e parë të festivalit “Bukë dhe zemër” dhe ka moton “Më sill pak kripë të lutem”. Korporata Shqiptare e Investimeve do të shpallë konkursin për rishpikjen e Pallatit të Kongreseve me të njëjtën formulë si me stadiumin, ku do të fitojmë një pallat kongresesh të transformuar”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos