Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një video ku i përgjigjet komenteve që ka marrë në këtë rrjet social, shkruan A2.
Njëri prej komentuesve i shkruan Ramës se ulja e çmimit të energjisë elektrike bëhet për qëllime elektorale.
Rama i përgjigjet: "Më gjej në tërë këto vite një veprim të kësaj natyre që të kem bërë për vota kundër logjikës ekonomike të vendit".
"Llafet i merr era, rëndësi ka që për energjinë do paguhet më pak", shtoi më tej kryeministri.
(A2 Televizion)