Hipokrizi dhe pabarazi ekstreme e quan Sali Berisha vendimin e bordit të Entit Rregullator të Energjisë për uljen me një lek të çmimit të energjisë elektrike. Nga selia blu, Berisha pohoi se ulja e çmimit të energjisë është mashtrim i plotë, pasi realisht nuk po ndodh një gjë e tillë.
“Ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë njëlloj si për atë që merr 100-milionë lekë në vit, me atë që merr 3-4 milionë në vit është hipokrizi dhe pabarazi ekstreme”.
Ai tha se PD në programin e saj synon uljen proporcionale të çmimit të energjisë për bizneset e vogla dhe qytetarët.
“Partia Demokratike qwndron e palëkundur. Një, në uljen në proporcion të plotë, në përpjestim të plotë me rrogat dhe pensionet për të gjithë qytetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë. Rrogë lartit nuk janë preokupimi im, jo. Së dyti, ulja e padiskutueshme e çmimit të energjisë për bizneset në tërësi, bizneset e vogla në veçanti”.
Sipas Berishës Edi Rama po e bën këtë lëvizje për të pasurit, pasi sipas tij shtresat e varfra nuk përfitojnë asgjë. (A2 Televizion)