“E di atë këngën e Unikkatilit?”- Basha i përgjigjet Ramës: 7x7 = 313, aty ku ke shokët

Nga A2 CNN
17 Mars 2025, 14:12 | Politikë

“E di atë këngën e Unikkatilit?”- Basha i

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sërish, pas replikave në distancë të zhvilluara me kryeministrin Edi Rama.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Basha me ironi thotë është në listën e hapur në Tiranë me Koalicionin Euroatlantik. Ai më tej pyet Ramën se ku është, sepse ka thënë që do ishte në listën e hapur, por nuk është as “në Tiranë, as në Shkodër, as në Vlorë, as në Durrës, as në Fier”.

Basha më tej vazhdon me ironi duke thënë se Rama ka frikë pasi nuk iu përgjigj pyetjes se ku i ka shokët. “Sa bëjnë 7x7 mo Ram, 313? Aty ku ke shokët. Ku i ke mo Ram, ku e ke Lalin? Ku e ke Ilir Beqajn, Ku e ke Terin? Ku e ke Benin?”- shprehet Basha.

Ai më tej pyet se pse Rama nuk e përmend më Jurgis Çyrben, pasi ky i fundit ka bërë vota me bandat në Durrës për të dhe ai as emrin nuk ia zë në gojë. Basha i kujton kryeministrit edhe një këngë të reperit Unkkatil.

Reagimi i Lulzim Bashës:

O Rame, prap kishe pyt për mu. Në listë të hapur jam o Ram me Koalicionin Euroatlantikë në Tiranë. Po ti mo Ram ku je? Ke thon që do jesh në listë të hapur, s’ishe, as në Tiranë, as në Shkodër, as në Vlorë, as në Durrës, as në Fier, ku je fut me Ram. Epik je pasha Zotin, ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prap shkon e futesh në listë të mbyllur. Apo ke ndonjë frikë, se frika të bën keq për gjumin, e di ti. Dhe s’mu përgjigje ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikkatilit, “ku të kanë mbet shokët”. Ku i ke mo Ram shokët? Sa bëjnë 7x7 mo Ram, 313? Aty ku ke shokët. Ku i ke mo Ram, ku e ke Lalin? Ku e ke Ilir Beqajn, Ku e ke Terin? Ku e ke Benin? Amon do më thuash, po Jurgis Çyrben që nuk e zë me gojë asnjëherë, si ka mundësi? Kishte bërë vota me bandat në Durrës për ty, e ti as emrin nuk ia zë në gojë. E mër Ram çfarë hallesh të kanë pllakos, të kuptoj që nuk të zë gjumi. Merre qetë se fillimi është. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos