Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 18:30 | Politikë

Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas marrjes së dritës jeshile nga Bashkimi Europian për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale.

Përmes një postimi, Rama e cilëson këtë zhvillim si një hap përpara drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se tashmë nis numërimi mbrapsht drejt realizimit të objektivit historik.

“Shqipëria mbyll Kapitullin e Parë, nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos