Reflektimet e bulevardit të flamingove, Rama: Fillon epokë e re, “Besa” është kthesa e mandatit të katërt

Nga Indrit Maraku
24 Korrik 2026, 19:52 | Politikë

“Ju nuk jeni mosmirënjohës, ju jeni matësi i ri i standardeve tona”.

Reflektimet për bulevardin e protestës, Edi Rama i kishte kthyer në një program pune të titulluar prej tij “BESA”.

“Dhe mësimi i parë që dua të ndaj me ju është se faktet tona nuk mjaftojne më. Njerëzit presin çdo ditë e më shumë dhe bëhen më pak tolerantë”, tha Rama, shkruan A2.

Bulevardi i flamingove duhet parë jo si një protestë, por si një pasqyrë, duke i sfiduar socialistët të shohin vetveten nëse kanë mendjen dhe zemrën e duhur për të qeverisur Shqipërinë: “Unë vetë pashë fillimin e një epoke të re. Epoka e mbyllur është ajo e mungesave, epoka e re është ajo e pritshmërive”.

Por, çfarë ndodhi që ngriti Shqipërinë në këmbë?

“Zvërneci dha videon revoltuese, flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global dhe algoritmi i yshtur bëri pjesën tjetër”, theksoi Rama.

Empatia në komunikim me qytetarin u dëgjua shpesh, edhe kur ata nuk kanë të drejtë, ndërsa kërkoi që kush ngre kritika e del të protestojë, të mos trajtohet si kundërshtar politik.

Një kritikë me protestën e kishte, sa i përket shënjestrimit të hebrenjve me një antisemitizëm që thotë nuk ishte parë në Shqipëri, nxitur nga vende armiqësore, sipas tij.

E mbylli aty ku e nisi, duke shpjeguar përse këtë fazë të re zgjodhi ta quante Besa, duke e ditur se do të ngjallte debate: “Sepse asnjë fjalë tjetër nuk mund të përshkruajë më mirë kthesën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos