Maxhoranca dhe opozita dhanë sinjalet e para për ngritjen e një komisioni të posaçëm për reformën zgjedhore, me formimin e Parlamentit të ri në shtator. Krahas akuzave për manipulimin e procesit, demokrati Oerd Bylykbashi shprehu rëndësinë për një reformë konsensuale dhe gjithëpërshirëse në parlamentin e ri.
Pavarësisht se mazhoranca ka një lexim tjetër të rezultatit zgjedhor, socialistët treguan mirëkuptim përmes gatishmërisë së Damian Gjiknurit për të ulur në dialog.
Pjesë të debatit për zgjedhjet parlamentare u bënë edhe dy përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së në reformën zgjedhore Bylykbashi-Gjiknuri, që nga foltorja e Parlamentit treguan gatishmërinë e palëve për t’iu rikthyer tryezës së dialogut.
Deputeti demokrat duke cituar nene nga raporti paraprak i OSBE ODIHR ngriti shqetësimin për pabarazi në garë, por socialistët kishin një lexim tjetër.
Por akuzat duket se i lanë vend edhe argumentit politik, se në shtator duhet një reformë gjithpërfshirëse duke dhënë kështu sinjalet e para për një komision të posaçëm.
Miratimi i një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse është edhe kërkesë e ODIHR ku në raportin paraprak nënvizon se palët duhet të angazhohen për një Kod Zgjedhor gjithëpërfshirës, duke përfshirë rekomandimet e raporteve të fundit zgjedhore. (A2 Televizion)