
Kreu i qeverisë Edi Rama e ka nisur këtë të hënë duke shpërndarë disa nga pankartat me meme të protestuesve para Kryeministrisë, ndërkohë që protesta ka hyrë në ditën e 8 të saj. “Rroftë mememania”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke u shprehur se nuk duhet krijuar bindja e gabuar që atij s’i pëlqen asgjë, nga ai që e cilëson si “revolucioni imagjinar i flamingove”.
POSTIMI
RROFTË MEMEMANIA
Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove
Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë.




(A2 Televizion)