Riaktivizimi i industrisë ushtarake, qeveria paguan pagat e prapambetura të Poliçanit

Nga A2 CNN
17 Prill 2024, 15:46 | Politikë

Qeveria miratoi një p/ligj përmes të cilit paguan nga buxheti i shtetit, pagat dhe sigurimet shoqërore të prapambetura për mbi 120 ish-punonjës të kombinatit të Poliçanit. Nëse miratohet nga Parlamenti, kosto në buxhet do të jetë mbi 83 milionë lekë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pohoi se Shqipëria synon të rigjallërojë industrinë e saj ushtarake, falë bashkëpunimit me privatin dhe në këtë drejtim nuk ka munguar interesimi si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos