Meta: Po u bë Berisha kryeministër, unë do jem zv.kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes

Nga A2 CNN
17 Prill 2024, 11:52 | Politikë

Meta: Po u bë Berisha kryeministër, unë do jem

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shpreh i bindur se do të jetë sërish kryeministër i Shqipërisë. Këtë siguri, ai tha se e sheh këtë gjë te frika që ka Edi Rama dhe Altin Dumani, e ndërsa nuk i kurseu edhe batutat për Sali Berishën, për të cilin ka shprehur konsideratë.

Nisur nga fakti se edhe Berisha pretendon që të jetë në krye të qeverisë së Shqipërisë, Meta tha se atij do ia lironte vendin, mirëpo me “kushtin” që të ishte pjesë e qeverisë së tij.

“Shikoj tmerrin e Edi Ramës dhe Dumanëve, prandaj jam i bindur se do bëhem kryeministër. Doktorit ia lejoj, ata mund të na bëjnë këtë lojën. Po u bë Berisha kryeministër, unë do jem zv.kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos