Rikthimi i “Zgjedhores” dështon pa nisur, kërkohet zëvendësimi i Alibeajt

Nga Fjorela Beleshi
19 Janar 2024, 16:22 | Politikë

As reforma zgjedhore nuk zmbrapsi opozitën nga aksioni bllokues në Kuvend, ku nuk lejoi çeljen e punimeve të komisionit të posaçëm. Të shumtë në numër, mbipopulluan sallën e mbledhjes, duke mos u lënë as vend për t’u ulur deputetëve anëtarë të PS.

Në karrigen e bashkëkryetarit socialist Damian Gjiknuri u ul Albana Vokshi. Bashkëkryetari tjetër, Enkelejd Alibeaj as nuk u shfaq dhe Lindita Metaliaj e pati të lehtë t’ia bllokonte ulësen.

Replikat me tone të larta mes Flamur Nokës dhe Damian Gjiknuri u mundua t’i zbusë Fatmir Mediu i cili për disa çaste i solli buzëqeshjen deputetit socialist. Nga radhët e mazhorancës që u lodh më shpejt nga të qëndruarit në këmbë ishte Blendi Klosi, duke e braktisur i pari mbledhjen e paçelur ende.

Pasi nuk i bindi dot demokratët për të vijuar mbledhjen, bashkëkryetari socialist jashtë sallë tregoi dy anëtarët e komisionit të cilët nuk i kishte parë në komision. Për demokratët e Bardhit dhe të Berishës kishte një mesazh.

Moslejimin e zhvillimit të mbledhjes së komisionit kreu i grupit parlamentar demokrat e argumenton me vendimin e mazhorancës për të mbajtur si bashkëkryetar të opozitës Enkelejd Alibeaj kundër vullnetit të opozitës.

Skenat e para përmes mediave nga selia provizore e PD së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj i quajti veprime të turpshme të demokratëve ndërsa për të vijuar me komisionin e reformës zgjedhore kërkoi ndihmën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Skenat në Kryesinë e Kuvendit nga godina përballë Kryeministrisë janë lexuar si një refuzim të opozitës për t’u përballur me argumente me mazhorancën. Nëpërmjet një reagimi Ministrja e shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i kërkon PD që të mos harrojë se PS nuk do t’i presë pafund pasi ka edhe ajo idetë e saja për reformën zgjedhore.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos