Rithemelimi kundër Veliajt, Agalliu: Protesta të financuar nga një klan i PS-së, kundër një tjetri

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 12:48 | Politikë

Rithemelimi kundër Veliajt, Agalliu: Protesta të financuar nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, është treguar i ashpër me protestën e organizuar nga Rithemelimi kundër Erion Veliajt te Bashkia. I ftuar në A2 CNN, në Ditarin e Paradites, Agalliu tha se kjo protestë pas kaq shumë javësh nuk ka sjellë asgjë për të, teksa theksoi se ky grupim nuk mund të jetë një alternativë për qeverisjeje për sa kohë që mbështet ish të korruptuar.  

Ai i quajti edhe protesta të financuara nga një klan i Partisë Socialiste kundër një klani tjetër brenda kësaj force politike, por nuk dha emra dhe nuk e shtjelloi më shumë këtë akuzë.

“Asgjë s’ka ndodhur, ka nisur hetim ndaj Veliaj, dhe ndaj disave që bërtasin aty kundër Veliajt, e kam thënë nuk mund të jesh alternativë me ish të korruptuar, ata që protestojnë, janë ato që nxorën nga qelitë 100 të dënuar nga SPAK dhe GJKKO, ato që bërtasin më shumë, janë ortakë. Duhet të jesh i vërtetë, kjo është ajo tablo që një pjesë e kolegëve po mbështesin. Jam dakord me protesta legjitime, jo për të hequr vëmendjen nga një çështje, jo protesta të financuara nga një klan i PS kundër një klani tjetër”, tha Agalliu.

Ai tha se ky grupim janë thjesht kolegë të tij, pasi nuk përfaqësojnë më as Partinë Demokratike dhe as vetë demokratët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos